KËSHILLIMI I KARRIERËS- REKTORI I UNIVERSITETIT TË KORÇËS PROF. DR. ALI JASHARI I FTUAR NGA STAFI DHE MATURANTËT E KOLEGJIT “PREKA” NË KORÇË

Në datën 16 mars 2018, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, në kuadër të këshillimit të karrierës, ishte i ftuar nga stafi dhe maturantët e Kolegjit “Preka” në Korçë. Mësuesja Paola Milo tha se maturantët kanë nevojë për modele suksesi. Ata motivohen kur shohin se si njerëzit ecin përpara, duke mësuar e punuar fort. Prof. Jashari ndau me të rinjtë disa momente të veçanta nga karriera e tij, fillimisht si mësues i gjuhës shqipe, si autor i mjaft teksteve mësimorë e fjalorëve, po në fushën e gjuhësisë, e deri te karriera akademike, në të cilën vazhdon të kontribuojë edhe sot. Në kuadër të këshillimit të karrierës, si dhe duke iu përgjigjur interesimit të tyre, prof. Jashari u tha maturantëve se Universiteti i Korçës ofron mundësi shumë të mira studimi, duke pasur përparësi përgatitjen e studentëve të kualifikuar për tregun e punës. Në fund të takimit ai dhuroi disa libra për bibliotekën e Kolegjit “Preka”.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet