ISH-STUDENTJA E FAKULTETIT EKONOMIK, ZNJ. MONIKA DISHNICA, MBAJTI PËR STUDENTËT E KËTIJ FAKULTETI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË “LLOGARIA BANKARE”

Në datën 12 mars 2019, në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNIKO, u zhvillua një leksion i hapur me studentët e programit të studimit “Master Profesional” në “Financë-Kontabilitet” dhe “Bankë dhe Sigurime”, ku e ftuar ishte ish-studentja e këtij fakulteti, sot drejtoreshë e një prej degëve të BKT në Korçë, znj. Monika Dishnica.

Gjatë leksionit të titulluar “Llogaria Bankare” u diskutua mbi rëndësinë e investimeve financiare të ofruara nga bankat e nivelit të dytë, llojet e investimeve, procedurat që duhen ndjekur për realizimin e tyre, faktorët që duhen marë në konsideratë në analizë në momentin e realizimit të investimit etj. Gjatë gjithë orës së hapur studentët u përfshinë në diskutime, si dhe bënë pyetje rreth çështjeve që u trajtuan.

Sipas titullares së lëndës, prof. as. dr. Anila Mançka, në këto programe studimi, një rëndësi e veçantë i është dhënë trajnimit dhe praktikës së studentëve, të cilat janë realizuar në formën e leksioneve, tryezave të rrumbullakëta, seminareve me drejtuesit dhe specialistët e sistemit bankar, kompanive të sigurimit etj., të cilat ofrojnë shërbime financiare në nivel rajonal dhe kombëtar.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com