FSHNH ORGANIZOI KONFERENCËN E PARË NDËRKOMBËTARE “APLIKIMI I KËRKIMIT SHKENCOR DHE METODAT E EDUKIMIT”

Në datën 24 maj 2019, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare me temë: “Aplikimi i kërkimit shkencor dhe metodat e edukimit”. Kjo konferencë kishte për qëllim të sillte në auditor problemet kryesore që kanë universitetet brenda dhe jashtë vendit në lidhje me zbatimin e kërkimit shkencor dhe metodat e edukimit. Debatit shkencor në këtë fushë i dha më tepër vlerë pjesëmarrja aktive e personaliteteve të njohur në fushat e shkencave natyrore dhe shkencave humane.  
Konferencën e hapi pedagogu i departamentit të Shkencave Sociale, PhD. Jordan Jorgji, i cili vuri në dukje sfidat kryesore me të cilat përballet universiteti shqiptar dhe ai ndërkombëtar, duke nënvizuar nevojën e përshtatjes së kërkimit shkencor dhe metodave të edukimit me tregun e punës dhe teknologjinë bashkëkohore. Më pas, prof. as. dr. Angelos Mihalas nga Instituti Teknologjik i Edukimit në Maqedoninë Perëndimore, folësi kryesor i konferencës, mbajti referatin me temë: “Shërbimet dron në arkitekturat e rrjeteve 5G”.
Në fjalën e tij rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, përgëzoi organizatorët për zhvillimin e kësaj konference me një pjesëmarrje kaq të gjerë, çka do të sjellë përvoja shumë të mira nga universitetet me të cilat UNIKO ka bashkëpunim, si brenda vendit ashtu dhe në rajon. Ai theksoi se ka ardhur koha që në veprimtari të tilla studiuesit e rinj të shpalosin identitetin e tyre nëpërmjet punimeve individuale. Punimet e konferencës u përshëndetën dhe nga presidentët e saj të nderit si: dekani i FSHNH, prof. dr. Gjergji Pendavinji, prof. dr. Halil Sykja, prof. dr. Agron Tato dhe prof. dr. Ilia Nunka, të cilët u shprehën se ky organizim është një hap i jashtëzakonshëm që tregon dashurinë për shkencën dhe dëshirën e përbashkët për të ecur përpara në këtë fushë.    
Pas pëfundimit të seancës plenare konferenca i zhvilloi punimet në sesionet shkencore të Shkencave Sociale dhe Ekonomisë, Matematikës, Informatikës, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë. Në to u trajtuan çështje të tilla si: roli i matematikës në filozofinë e historisë, didaktika e shkencave dhe kërkimi shkencor, struktura algjebrike dhe teoria e numrave, siguria e rrjeteve dhe sistemeve të informatikës, fushat e shpejtësisë dhe transformimet simetrike, aspekte të shëndetit publik etj. Në fund, në një tryezë të përbashkët diskutimi, u nxorrën përfundime dhe rekomandime me vlerë për të gjithë aktorët në fushën e kërkimit shkencor dhe të edukimit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com