FSHNH ORGANIZOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË ME TEMË: “REFLEKSIONE NË FILOZOFINË E NIKOLA MAKIAVELIT”

Në datën 22 nëntor 2019, departamenti i shkencave sociale i Universitetit “Fan S. Noli”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, zhvilloi simpoziumin shkencor me temë: “Refleksione në filozofinë e Nikola Makiavelit”. Në këtë veprimtari, e cila zhvillohet për të shtatin vit radhazi në FSHNH me rastin e kësaj dite, ishin referues të veçantë profesori i filozofisë në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Gjergj Sinani dhe drejtuesi i arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës në Itali, z. Pierfranco Bruni.
Në fjalën përshëndetëse dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, prof. dr. Gjergji Pendavinji, falënderoi pjesëmarrësit dhe nënvizoi rëndësinë që ka dita e filozofisë për debatin e mendimit filozofik në shoqëritë bashkëkohore. Sipas tij, në këtë kontekst vendoset edhe trajtimi i refleksioneve të ndryshme në filozofinë e Makiavelit, me rastin e 550-vjetorit të lindjes së tij.
Prof. dr. Gjergj Sinani analizoi kompleksitetin e figurës dhe mendimit të Makiavelit në këndvështrimin e filozofit të njohur, Isaiah Berlin. Ai e vuri theksin në trajtimin e disa aspekteve të rëndësishme që lidhen me mendimin makiavelist, siç është marrëdhënia e politikës me moralin e krishtërimit dhe me etikën në përgjithësi.
Z. Pierfranco Bruni, në referimin e përgatitur për auditorin e këtij simpoziumi nëpërmjet një videomesazhi,  e vendosi Makiavelin në panteonin e modernizimit ndaj errësirës së periudhës në fjalë. Në këtë simpozium ishin referues të tjerë prof. dr. Gjergji Pendavinji, dr. Suela Ibraimllari (Dinellari), dr. Denisa Titili, dr. Eriseld Kalemaj, si dhe studenti i programit të studimit “Master i Shkencave” në “Filozofi sociale” Gjergji Qosja. Në fund, të pranishmit  nxorrën përfundime dhe diskutuan mbi sfidat që karakterizojnë sot makiavelizmin në filozofi dhe politikë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com