FILLON BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE KOLEGJIT UNIVERSITAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI PRISHTINË

Përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës në datën 22 nëntor 2017, vizituan Kolegjin Universitar për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë. Përfaqësuesit e Universitetit të Korçës kryesuar nga Rektori, prof. dr. Ali Jashari dhe zëvendësrektori për shkencën dr. Erinda Papa u pritën nga rektori i Kolegjit UBT, prof. dr. Edmond Hajrizi. Kjo vizitë ishte rezultat i marrëveshjes së arritur mes institucioneve, në të cilën ishin parashikuar vizita të dyanshme si edhe realizime të hulumtimeve të përbashkëta akademike. Rektori i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi u prezantoi kolegëve mjediset, studentët dhe njëkohësisht i shoqëroi ata për të vizituar laboratorët që gjenden në mjediset e “Kampusit Inovativ” të UBT-së ku ishin vendosur të gjitha krijimet e reja të studentëve si dhe pajisjet më të sofistikuara moderne, të cilat i shfrytëzojnë studentët për kryerjen e praktikave mësimore. Në datën 23 nëntor u zhvilluan takime mes përfaqësuesve të të dy institucioneve lidhur me shkëmbimin e përvojave mbi praktikat e mira në zhvillimin e programeve të studimeve.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet