FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLOI WORKSHOPIN NDËRKOMBËTAR ME TEMË: “APLIKIMET E KËRKIMIT DHE METODAT E EDUKIMIT”

Në datën 12 maj 2018, Departamenti i Matematikës, Informatikës dhe Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, zhvilloi workshop-in ndërkombëtar me temë: “Aplikimet e Kërkimit dhe Metodat e Edukimit”. Ky seminar bashkoi studiues, kërkues shkencorë nga Universitetet dhe institucionet kërkimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe studentë të masterit profesional dhe shkencor në fushat e trajtuara. Në të u prezantuan 41 punime me interes për studiuesit dhe studentët, për të mësuar rreth zhvillimeve të reja metodologjike dhe arritjeve të fundit në matematikë, informatikë dhe fizikë. Sipas zëvendësdekanes, dr. Lorena Margo, pjesëmarrësit në këtë workshop, shkëmbyen njohuri dhe përvoja në fushat përkatëse.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com