FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE ZHVILLOI KONFERENCËN II NDËRKOMBËTARE “IDE, PËRVOJA DHE PRAKTIKA DIDAKTIKE PËR RRITJEN E EFEKTIVITETIT TË TRANSMETIMIT TË DIJES”

Në datat 10-11 nëntor 2017, në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, të Universitetit “Fan.S.Noli” u zhvillua Konferenca II Ndërkombëtare me temë: “Ide, përvoja dhe praktika didaktike për rritjen e efektivitetit të transmetimit të dijes”. Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte shkëmbimi i eksperiencave në lidhje me përpjekjen për të lehtësuar punën e dyanëshme; mësimdhënie- mësimnxënie. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga universitetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Konferenca u çel me fjalën e dekanit të FSHNH, prof.dr. Gjergji Pendavinji. Konferencën e përshëndetën  rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, rektori i Kolegjit UBT, Kosovë, prof. dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, prof. dr. Bujar Dugolli dhe drejtori i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Maqedoni, dr. Asrim Sinani. Gjithashtu u përcoll fjala përshëndetëse e dërguar nga prof. dr. Hysen Mankolli, i cili, si mbështetësi kryesor i konferencës, do të sigurojë botimin e pesë kumtesave më të mira në një nga revistat më prestigjoze në ShBA. Pjesa tjetër e kumtesave do të botohen në përmbledhjen e konferencës “Didaktika e Shkencave 2017”. Konferenca vazhdoi me referatet, mbajtur nga doktorantia Lorena Kelo dhe pedagogu Sotiraq Marko.

Dita e dytë e konferencës vazhdoi me prezantimin e 54 materialeve të ndara në pesë sesione paralele: sesioni i psiko- pedagogjisë, gjuhësisë, matematikës, fizikës dhe informatikës, si dhe sesioni i shkencave mjekësore. Konferenca përfundoi me konkluzionet e diskutuara nga prof.dr. Gjergji Pendavinji. 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet