FAKULTETI EKONOMIK ZHVILLOI LEKSIONE TË HAPURA NË BASHKËPUNIM ME QENDRËN RINORE TË QYTETIT TË KORÇËS
Në datën 4 qershor 2018, në mjediset e Qendrës Rinore të qytetit të Korçës, u zhvilluan leksionet e hapura: “Përgjegjësia financiare dhe buxhetimi” me lektore dr. Klaudia Lipi, si dhe “Zhvillimi i një buxheti” me lektore Msc. Aida Mosko. Këto leksione u realizuan në kuadër të bashkëpunimit midis UNIKO dhe Qendrës Rinore, duke u krijuar mundësinë studentëve, por edhe te rinjve, të njihen me koncepte të financave personale dhe rëndësinë e menaxhimit të tyre, të mësojnë të përgatisin një ditar të shpenzimeve personale dhe të diskutojnë mbi përparësitë e buxhetimit personal, duke përfshirë të ardhurat, taksat, kursimet dhe shpenzimet, duke ofruar raste studimore nga familjet.