FAKULTETI EKONOMIK DHE BURSA SHQIPTARE E TITUJVE (ALSE) NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Në datën 11 mars 2019, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit Ekonomik të UNIKO dhe Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE). Gjatë takimit që dekani, prof. as. dr. Frederik Çuçllari zhvilloi me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve, z. Artan Gjergji, u diskutua rreth bashkëpunimit midis dy institucioneve lidhur me përmirësimin dhe pasurimin e programeve të studimit në kuadër të bashkërendimit të përmbajtjes teorike me aspektet praktike për një përgatitje sa më cilësore dhe profesionale të studentëve në fushën e tregjeve financiare jobankare.
Më pas, z. Artan Gjergji mbajti për studentët e programeve “Master Profesional” në “Financë-Kontabilitet” dhe “Bankë dhe Sigurime” leksionin e hapur me temë: “Bursa shqiptare dhe tregjet financiare”.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com