EVROPA NË SYTË E STUDENTËVE-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË

Në datat 13 dhe 14 maj 2019, Departamenti i Histori-Gjeografisë, në kuadër të javës së Evropës, zhvilloi veprimtarinë me temë: “Evropa në sytë e studentëve”. Përgjegjësi i Departamentit, PhD. Metin Venxha, përgëzoi studentët për organizimin e saj, dhe falënderoi pjesëmarrësit mes tyre dhe maturanët e ftuar nga shkollat e mesme Raqi Qirinxhi, Themistokli Gërmenji e Ymer Dishnica në Korçë. Ai tha se e veçanta e kësaj veprimtarie është ekspozita e përgatitur me fotografi, të cilat pasqyrojnë evropën sipas këndvështrimit të studentëve. Më pas, zëvendësdekania e FEF, dr. Alba Kreka, mbajti për të pranishmit leksionin e hapur me temë: “Sfidat e Evropës pas luftës së dytë botëror”, e cila u fokusua në rrafshin politik dhe ekonomik.  Ish-studentja e këtij departamenti Florentina Qorri, një ndër studentët përfitues të bursave të programit Ersmus, solli përvojën e saj si studente në Evropë. Takimi u mbyll me ligjëratën “10 pyetje për Evropën” të përgatitur nga PhD. Metin Venxha.
Në ditën e dytë veprimtaria vijoi me ligjëratën “9 Maji dhe Ballkani” përgatitur nga dr. Orjon Ago dhe “Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në BE”, të cilën e referoi pedagogia, dr. Adelina Nexhipi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com