EKSPERIENCA E PARË E NJË SHKOLLE NDËRKUFITARE E ZHVILLUAR PËR MBROJTJEN E BASENIT TË DRINIT ME PJESËMARRËS NGA VENDE TË BALLKANIT

Në kuadër të projektit Act4Drin të financuar nga CEPF(Critical Partnership Fund) në bashkëpunim me BB dhe disa organizma të tjerë u zhvillua një trajnim ndërkufitar me studentë master, bachelor dhe të diplomuar nga vendet e Ballkanit. E quajtur Shkollë Pranverore  Ndërkufitare e para eksperiencë e këtij lloji u zbatua nga MIO-ECSDE, në bashkëpunim me Biosfera, EDEN, Greenhome, PROGJEO-Albania dhe nën kujdesin e Universitetit të Korçës.

Tematika e shkollës ishte “Pasuria natyrore dhe trashëgimia e Basenit të Drinit”, nga vëzhgimet në terren dhe njohuritë drejt ndërrmarjes së veprimeve të përbashkëta për mbrojten e ekosistemeve të ujërave të ëmbla.

Nga data 7-15 maj 2016, 28 studentë të shkencave gjeografisë, ekologjisë dhe biologjisë nga vendet e basenit të Drinit, përkatësisht Shqipëri, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Greqi shkuan përtej  “vetëm të mësuarit" dhe  "u zhytën" në natyrë, duke përjetuar kështu ndjenjën e harmonisë së brendshme që vetëm natyra ofron për njerëzit. Ata morën njohuri për rëndësinë themelore të basenit të Drinit për ekosistemet e rajonit, jetesën dhe mirëqenien e përgjithshme. Synimi i shkollës ishte nxitja e të menduarit kritik dhe motivimi për tu përfshirë në mënyrë aktive në komunitetet lokale dhe proceset kombëtare të politikave për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

Në shkollën pranverore morën pjesë tre studentë të programit të studimit Histori–Gjeografi të Universitetit të Korcës; Anxhela Tefik, Elena Shuke, Petrina Stefo dhe një pedagoge.   Ardiana Miçi, pedagoge  e këtij Departamenti, zhvilloi leksionin me temë: Governance of natural resources; Case of Ohried–Prespa Transboundary Biosfere Reserve.

Gjatë qëndrimit në Strugë më 9 dhe 10 maj studentët vizituan zona të mbrojtura përgjatë Drinit, të tilla si ishulli Golem Grad në liqenin e Prespës, Parku Kombëtar Galicica, qendra e mbrojtjes së zogjve në Ezerani, Parku Kombëtar i Mavrovës dhe mali Jablanica në Maqedoni. Në vazhdim vizituan liqenin e Shkodrës, grykëderdhjen e Bunës në Shqipëri dhe Mal të Zi. Shkolla mbylli me sukses punimet në Ulqin më 15 maj 2016.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com