EKIPET STUDENTORE TË MINIFUTBOLLIT DHE VOLEJBOLLIT TË UNIKO NISËN FAZËN E DYTË TË KAMPIONATIT TË FEDERATËS SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 2 nëntor 2018 u zhvilluan përballjet e para të javës së pestë të Kampionatit të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU) në disiplinat e minifutbollit dhe volejbollit. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, mori pjesë në këto ndeshje me ekipin e femrave në disiplinën sportive të volejbollit  dhe me ekipin e meshkujve në disiplinën sportive të minifutbollit, të cilët luajtën përballë ekipeve përfaqësuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Në përfundim të takimeve dolën këto rezultate:

Minifutboll: Universiteti “Fan S. Noli” 4 – 0 Universiteti i Mjekësisë.

Volejboll: Universiteti “Fan S. Noli” 0 – 2 Universiteti i Mjekësisë.

Takimet e radhës do të luhen në datën 9 nëntor në qytetin e Korçës, ku UNIKO do të ketë përballë ekipet përfaqësuese të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com