EBSCO-TRAJNIM ONLINE ME PEDAGOGË, PUNONJËS TË BIBLIOTEKAVE UNIVERSITARE DHE SPECIALISTË TË IT

Në datat 24 dhe 27 prill 2020, përfaqësues të EBSCO zhvilluan një trajnim online me pedagogë, specialistë të bibliotekave universitare dhe IT, me qëllim përdorimin me efektshmëri të U-Library dhe të platformës për mësimin e gjuhëve të huaja, Rosetta Stone. Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e z. Ugurcan Ozkan, Sr. Customer Engagement Manager. Gjatë dy ditëve u prezantuan teknika për kërkimin e literaturës, si dhe u dhanë shembuj praktikë se si mund të bëhet një hulumtim sa më i frytshëm i informacionit, i cili mund të gjendet në revista shkencore, gazeta, libra digjitalë, artikuj e teza studimesh. Me interes ishte dhe paraqitja gjatë trajnimit e platformës për mësimin e gjuhëve të huaja Rosetta Stone, e cila ofron rreth 30 gjuhë, ku çdo përdorues mund të zgjedhë nivelin që i përket. Ky seminar u mundësua për universitetet publike shqiptare nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nëpërmjet Rrjetit Akademik Shqiptar.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com