"DITA AKADEMIKE 2018" - U ZHVILLUA NË UNIKO CEREMONIA TRADICIONALE E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE

Në datën 16 korrik, në mjediset e Rektoratit të UNIKO, u zhvillua “Dita Akademike 2018". Rektori, prof. dr. Ali Jashari iu drejtua me një mesazh falënderimi të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punonjësve ndihmësmësimorë, duke i përgëzuar për punën e bërë dhe rezultatet e arritura. Ai falënderoi studentët, që, veç angazhimit në procesin mësimor, u bënë pjesë e veprimtarive të shumta të zhvillura në Universitet. Gjatë këtij vitit akademik u punua për hapjen e 15 programeve të reja të studimit, 7 prej të cilave 2- vjeçare profesionale, 3 Bachelor, 4 Master Profesional dhe 1 Master i Shkencave. Ai theksoi se sfida e radhës është akreditimi i programeve të studimit, duke shprehur bindjen se UNIKO do ta përballojë me sukses. Gjatë kësaj ceremonie u ndanë vlerësime për studentët me rezultatet më të larta, si dhe Medalja e Artë, e cila iu dha studentes së programit të studimit Gjuhë dhe Kulturë Frënge, Vasiliqi Kume.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com