DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË "PARADOKSE TË JETËS SHOQËRORE DHE IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE", I FTUAR, PROF. DR. FATOS TARIFA

Në datën 17 janar 2020, departamenti i shkencave sociale i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, zhvilloi leksionin e hapur me temë "Paradokse të jetës shoqërore dhe imagjinata sociologjike", ku i ftuar ishte prof. dr. Fatos Tarifa. Fillimisht e mori fjalën pedagogu, dr. Alket Dino, i cili përcolli vlerësimet që kanë bërë disa prej sociologëve më të njohur ndërkombëtarë për prof. Tarifën. Ai vuri në dukje përpjekjet dhe kontributin e profesorit në fushën e sociologjisë. Më pas, prof. Fatos Tarifa u ndal gjerësisht në paradokset e jetës sociale si temë e këtij leksioni që gjithashtu ka lidhje dhe me botimin e tij “Fjalor i paradokseve”, i cili përmbledh rreth 260 dukuri. Studenët i drejtuan pyetje të ndryshme profesor Tarifës për temat e trajtuara. Prof. dr. Fatos Tarifa është autor i rreth 50 librave dhe ka mbi 100 artikuj e kapituj librash të botuar brenda e jashtë vendit.