DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË ME TEMË: “FILOZOFIA SI MËNYRË JETESE”

Në datën 30 nëntor 2017, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane u organizua Dita Ndërkombëtare e Filozofisë, një nismë e UNESCO-s që zhvillohet në nderim të mendimit filozofik në botë. Tema e këtij seminari shkencor ishte: “Filozofia si mënyrë jetese” dhe u zhvillua me qëllim promovimin e kulturës, mendimit dhe debatit filozofik. Zvëvendësrektorja prof. as. dr. Majlinda Bello, në emër të rektoratit përshëndeti dhe uroi suksese në këtë seminar shkencor, i cili përkoi sivjet me 15-të vjetorin e hapjes së programit të studimit Filozofi- Sociologji në Universitetin e Korçës. Ky program u ndërtua si një nevojë për përmbushjen e kërkesave në përgatitjen e specialistëve dhe mësuesve të arsimit parauniversitar në lëndët Filozofi dhe Shkenca Sociale. Në fjalën e tij, dekani i fakultetit prof. dr. Gjergji Pendavinji foli për “Tiparet e filozofisë perëndimore: Filozofia si mënyrë jetese”, ndërsa prof. dr. Gjergj Sinani referoi temën “Kurajoja për të qenë”. Pedagogë, mësues dhe studentë pjesëmarrës folën për filozofinë duke e parë atë në këndvështrime të ndryshme.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet