DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “ ZHVILLIMET NDËRRAJONALE NË FOKUS TË STUDIMEVE GJEOGRAFIKE, HISTORIKE, SOCIOEKONOMIKE DHE KULTURORE”

Në datën 3 nëntor 2017 Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë zhvilloi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “ Zhvillimet ndërrajonale në fokus të studimeve gjeografike, historike, socioekonomike dhe kulturore”. Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Pavllo Cicko në fjalën e mirëseardhjes tha se kjo konferencë synon të sjellë një kontribut të çmuar në zhvillimin e qëndrueshëm, i cili kërkon zbatimin e integruar të strategjive të rritjes ekonomike. Konferencën e përshëndeti rektori i Universitetit prof. dr. Ali Jashari, i cili përgëzoi Departamentin e Histori- Gjeografisë për organizimin e kësaj konference me pjesëmarrjen e gjerë të studiuesve e pedagogëve nga të gjitha Universitetet brenda e jashtë vendit. Në seancën plenare prof. dr. Selman Sheme mbajti referatin “Koncepti mbi rajonin; Rajonizimi gjeografik i Shqipërisë si kusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin në Bashkimin Evropian”. Në emër të Departamentit dhe Komitetit Organizator përshëndeti edhe shefi i këtij Departamenti PhD. Metin Venxha. Konferenca i zhvilloi punimet në XI sesione paralele, ku referuesit sollën tema interesante nën fokusin e disiplinave gjeografike, historike, ekonomike e sociale.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com