DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË ZHVILLOI SEMINARIN III SHKENCOR NË HISTORINË BASHKËKOHORE TË SHQIPËRISË

Në datën 3 nëntor Departamenti i Histori– Gjeografisë zhvilloi Seminarin III Shkencor në Historinë Bashkëkohore të Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Politiko- Administrative të Albania University. Gjatë seminarit u fol për një ngjarje të rëndësishme historike për rajonin e Korçës dhe gjithë Shqipërisë, atë të Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Në këtë takim u promovua edhe botimi i prof. dr. Kaliopi Naska “Vetëqeverimi i Korçës sipas të Përkohshmeve “Gazet` E Korçës” dhe “Adriatiku”. Në fjalën e tij shefi i Departamentit PhD. Metin Venxha tha se falë punës hulumtuese të profesores, ky botim me fotografi ilustruese e dokumenta arkivore, sjell fakte e zbulime të reja si dhe bën një riinterpretim të ngjarjeve të viteve 1916-1918. Pedagogu dr. Orjon Ago foli për rolin e komuniteteve fetare në vetëqeverimin e Korçës, rasti i klerikëve bektashinj, ndërsa  zv.dekania dr. Alba Kreka u ndal tek  roli i Greqisë nga lëvizja Vorio-Epiriote deri tek Krahina Autonome e Korçës.   

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet