DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË ZHVILLOI NJË VEPRIMTARI SHKENCORE-KULTURORE PËR LIBRIN “RUAJTJA DHE MBROJTJA E KUFIRIT SHQIPTAR 1912 -1990”, I DR. JORGO QIRICIT

Në datën 20 qershor 2019, Departamenti i Histori-Gjeografisë zhvilloi një veprimtari shkencore-kulturore për librin “Ruajtja dhe mbrojtja e kufirit shqiptar 1912 -1990”, me autor doktorin e shkencave Jorgo Qirici. Përgjegjësi i departamentit, PhD. Metin Venxha, u shpreh se autori ka shfrytëzuar pjesën më të madhe të arkivës shqiptare për të sjellë një libër të zhveshur nga interpretimet ideologjike, një libër teknik, i cili shpjegon deri në detaje punën për mbrojtjen e kufirit. Më pas, pedagogët, dr. Orjon Ago dhe dr. Adelina Nexhipi, folën për vlerat historike dhe shkencore të këtij libri, si dhe për mbrojtjen e kufijve shqiptarë në vitet 1945-1950.
Autori, dr. Jorgo Qirici,  falënderoi departamentin dhe UNIKO për zhvillimin e kësaj veprimtarie dhe u shpreh se me këtë libër ka dashur të hedhë dritë mbi detyrën specifike që kanë pasur forcat e armatosura të Shqipërisë për mbrojtjen e kufirit ndër vite. Libri u vlerësua dhe nga dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko dhe pedagogu i Universitetit të Tiranës, Ismet Larti, të cilët theksuan se ky libër do të jetë mbështetje për të gjithë studiuesit dhe punonjësit e mbrojtjes së kufirit dhe migracionit, në ditët e sotme dhe në të ardhmen.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com