DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË PROMOVON UNIVERSITETIN NËPËRMJET VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA ME SHKOLLAT E MESME TË QYTETIT TË KORÇËS

Departamenti i Histori- Gjeografisë në kuadër të promovimit të Universitetit "Fan.S.Noli", në datën 12 dhjetor zhvilloi veprimtarinë “Shqipëria në prag të luftës së parë botërore” me pjesëmarrjen e pedagogëve e studentëve të këtij fakulteti si edhe mesuesve e nxënësve të shkollës së mesme “Ymer Dishnica” në Korçë. Zëvendësdekania dr. Alba Kreka tha se veprimtari të tilla do të zhvillohen në bashkëpunim me shkollat e mesme të qytetit, duke u fokusuar tek ngjarje të rëndësishme historike, siç ishte 101- vjetori i Krahines Autonome të Korçës.  Studentët e programit të studimit histori - gjeografi si edhe nxënësit pjesëmarrës referuan për punime të realizuara nga vetë ata, nën kujdesin e mësueses së historisë dhe pedagogëve të këtij departamenti. Ata trajtuan ngjarjet që shoqëruan Shqipërinë gjatë Luftës së Parë Botërore, copëtimin e territorit të saj nën Traktatin e Fshehtë të Londrës, si dhe shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës. Kjo mënyrë bashkëpunimi synon që  maturantet të shohin më nga afër punën dhe përkushtimin e stafit akademik, motivimin e studentëve dhe formimin e tyre si mësues dhe studiues të ardhshem.