DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË ORGANIZOI PROMOVIMIN E MONOGRAFISË DOKUMENTARO- HISTORIKE “DEVOLLI, RRËNJËT DHE ZHVILLIME HISTORIKE” TË AUTORIT HYSEN KOÇILLARI

Në datën 6 nëntor në sallën “Jorgo Bulo” të FEF, Departamenti i Histori- Gjeografisë organizoi një veprimtari për promovimin e monografisë dokumentaro- historike “Devolli, rrënjët dhe zhvillime historike” të autorit Hysen Koçillari. Përgjegjësi i departamentit PhD. Metin Venxha u shpreh se ky botim vjen pas një pune gati 20- vjeçare të autorit, i cili me pasion e këmbëngulje hulumtoi e solli një pasqyrim historik mjaft të çmuar për zonën e Devollit. Për autorin Hysen Koçillari ky është libri i dytë i triptikut “Të njohim Devollin”, me të cilin synon të sjellë sa me shumë informacione për origjinën e të parëve të tij . Prof. as. dr. Bashkim Jahollari bëri një përmbledhje historike të librit, ndërsa pedagogë e studiues të ftuar folën për të dhënat, faktet konkrete si edhe për vlerat që sjell ky botim.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com