DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT: “GJUHËT E HUAJA DHE TREGU I PUNËS”

Në datën 22 shkurt 2019, departamenti i “Gjuhëve të Huaja” i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë zhvilloi në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO tryezën e  rrumbullakët me temë: “Gjuhët e huaja dhe tregu i punës”. Sipas përgjegjëses së këtij departamenti, dr. Benita Stavre, organizimi i kësaj tryeze kishte tri drejtime kryesore: së pari, për të bërë bashkë ish-studentë e pedagogë, të cilët prej 25 vitesh nga hapja e programit “Gjuhë angleze” kanë lënë gjurmë me emrin e mirë që ky program e departament ka krijuar tashmë në gjithë rajonin e Korçës. Së dyti, për ta parë gjuhën e huaj si një mjet që mundëson formim e aftësi dhe në profile të tjera jashtë kontekstit mësimdhënës dhe së treti, për të bërë bashkë aktorë që i njohin të dyja fushat në mënyrë që lidhjet që do të krijohen të jenë të drejtpërdrejta, konkrete dhe të dobishme.

Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, vlerësoi organizimin e kësaj tryeze të rrumbllakët dhe tha se departamenti i “Gjuhëve të Huaja”, prej vitit 1994, ka patur rezultate shumë të mira si rrjedhojë e një pune plot pasion e përkushtim e të gjithë brezave të pedagogëve, një pjesë e të cilëve janë ish-studentë të këtij departamenti. Gjithashtu, Rektori nënvizoi  faktin se kjo njësi vazhdon të ketë arritje të qëndrueshme në të gjitha programet e studimit, si dhe, me mbështetjen që ofroi gjatë Akreditimit Institucional të UNIKO, u bë një nga shtyllat bazë në këtë proces.  

Në përshëndetjen e tij, dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko vlerësoi rëndësinë e këtij takimi në kushtet kur të rinjtë sot janë bërë dhe më të ndjeshëm në qasjen e tyre drejt tregut të punës. 

Të pranishmit diskutuan në  lidhje me gjendjen aktuale të tregut të punës duke dhënë ide dhe mendime, të cilat do të përmblidhen në një plan veprimi konkret për të rritur kontributin e departamentit dhe të Universitetit “Fan S. Noli” në drejtime të ndryshme.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com