DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI PËR PREZANTIMIN E TRE LIBRAVE TË PËRKTHYER NGA PEDAGOGU DR. ERIS RUSI, “HOTEL SILENCE”, “TIGRI TIGRI” DHE “PESË GISHTA”

Në datën 18 dhjetor 2019, departamenti i gjuhës dhe letërsisë organizoi një veprimtari për prezantimin e tre librave të përkthyer nga pedagogu dr. Eris Rusi, “Hotel Silence”, “Tigri Tigri” dhe “Pesë gishta”. Në këtë promovim morën pjesë pedagogë e studentë të FEF, përfaqësues të klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë, miq e familjarë të përkthyesit dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e saj, përgjegjësja e këtij departamenti, prof. as. dr. Jonela Spaho, i vlerësoi këto përkthime për mundësinë që i krijojnë lexuesit të njohë jetën në një tjetër dimension. Ajo bëri një analizë të detajuar të përkthimit “Tigri Tigri” si një himn për dashurinë dhe mirësinë njerëzorë. Më pas, pedagogu, dr. Ilir Shyta si koleg dhe mik i përkthyesit, shprehu kënaqësinë që krahas krijimit, dr. Eris Rusi, vazhdon të këtë po kaq sukses dhe në fushën e përkthimit. Studentja Paola Treska solli një përmbledhje të librit “Pesë gishta”, ndërsa drejtuesi i shtëpisë botuese Ombra GVG, z. Gëzim Tafa, vlerësoi përkthyesin për autorët dhe botimet e zgjedhura, duke sjellë për lexuesit diçka të re. 
Në këtë promovim përshëndeti dhe dekani i FEF, prof. as. dr. Pavllo Cicko, si dhe u lexuan pjesë nga këto botime, të cilat u përcollën me emocion nga Katerina Çifligu, Mario Çaçi e Xhensila Mirashi.
Përkthyesi, dr. Eris Rusi, falënderoi të pranishmit dhe organizatorët e kësaj veprimtarie, e cila për të ishte dhurata më e bukur në këtë fundvit. Ai tha se përkthimi do të vazhdojë të ketë një vend të veçantë në karrierën e tij krijuese.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com