DEPARTAMENTI I BIOLOGJI–KIMISË ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR “RUAJTJA E USHQIMEVE ME METODA KIMIKE”

Në datën 20 qershor 2019, Departamenti i Biologji–Kimisë organizoi leksionin e hapur me temë: “Ruajtja e ushqimeve me metoda kimike–shembuj të konservantëve të rinj në ruajtjen e lëngjeve të frutave”. Leksioni u përgatit dhe u referua nga përgjegjësi i këtij departamenti, dr. Arben Gjata, me qëllim që pedagogët, studentët dhe maturantët e ftuar të njiheshin me disa nga studimet e tij më të reja në fushën e sigurisë ushqimore. Të pranishmit diskutuan për problemet aktuale që shqetësojnë shoqërinë në lidhje me sigurinë ushqimore, si dhe bënë pyetje praktike dhe analizuan shembuj konkretë.