DEPARTAMENTI I AGROUSHQIMIT ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË: “APLIKIMI I BIOTEKNOLOGJISË NË BUJQËSI”

Në datën 29 janar 2020, në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë, departamenti i agroushqimit organizoi leksionin e hapur me temë: “Aplikimi i bioteknologjisë në bujqësi”. Leksioni u përgatit dhe u referua nga pedagogu msc. Frans Kokojka me qëllimin që studentët dhe të ftuarit e tjerë të njiheshin me metodat më të reja teknologjike të aplikuara në bujqësi. Në këtë leksion u trajtuan çështje të ndryshme si metodat e përmirësimit bimor, të përpunimit të produkteve etj. Gjatë referimit u trajtuan strategjitë e avancuara të mbrojtjes së bimëve, rritjes së bimëve në kushte laboratorike, përpunimit të produkteve dhe detektimit të kimikateve të shtuara.

Në përfundim, të pranishmit diskutuan për organizmat e modifikuar gjenetikisht, pranimin dhe impaktin e tyre në shoqëri.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com