CERTIFIKATA FALËNDERIMI PËR STUDENTËT E EKIPIT TË FUTBOLLIT TË UNIKO

Në datën 7 maj 2019, Rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, zhvilloi një takim me studentët e ekipit të futbollit, të cilët i përgëzoi për rezultatet e arritura në Kampionatin Kombëtar të Sportit Universitar, si dhe për kontributin e dhënë në veprimtari të tjera sportive të zhvilluara brenda Universitetit. Ai u dorëzoi certifikatat e falënderimit me këtë motivacion: “Për rezultate të larta në veprimtaritë sportive, për kontributin e dhënë në përfaqësimin dinjitoz të Universitetit “Fan S. Noli” në Kampionatin Kombëtar të Sportit Universitar, për gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive, si dhe për nxitjen e dëshirës për edukim fizik tek të rinjtë. Në shenjë falënderimi nga rektorati, pedagogët dhe studentët e Universitetit të Korçës”.
Rektori i siguroi studentët se do të kenë mbështetjen e duhur për të gjitha veprimtaritë sportive në të cilat UNIKO do të përfaqësohet. Studentët shprehën falënderimet e tyre për këtë vlerësim dhe u angazhuan se do të bëjnë më të mirën për ekipin që përfaqësojnë. Në takim ishte i pranishëm përgjegjësi i këtij ekipi, z. Romeo Terolli, si dhe përgjegjësja e ekipit të volejbollit për femra, Katerina Çifligu.
Faza Finale e Kampionatit Kombëtar të Sportit Universitar do të zhvillohet në datat 30, 31 maj dhe 1 qeshor 2019 në qytetin e Durrësit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com