AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURRENCËS ZHVILLOI NË UNIKO SEMINARIN ME TEMË: “KONKURRENCA NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK”

Në datën 16 nëntor 2018, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës (ASHK) zhvilloi në UNIKO seminarin me temë: “Konkurrenca në funksion të zhvillimit ekonomik”, ku morën pjesë pedagogë e studentë të Fakultetit Ekonomik. Kryetarja e ASHK, znj. Juliana Latifi, tha se qëllimi i seminarit është njohja e komunitetit të biznesit me parimet dhe rregullat për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg. Në këtë seminar u trajtuan tri çështje kryesore: aspekte nga ligji shqiptar i konkurrencës, njohja dhe respektimi i rregullave që duhet të zbatohen nga biznesi në drejtim të konkurrencës, si dhe prezantimi i rasteve praktike të hetuara dhe të gjykuara nga Autoritetet e Konkurrencës dhe sanksionet që parashikon ligji në rastet e shkeljeve të rregullave të konkurrencës.

Takimin e përshëndeti dhe zëvendësrektorja për mësimin, prof. as. dr. Majlinda Bello, ndërsa në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis UNIKO dhe ASHK, nëpërmjet së cilës palët shprehin vullnetin dhe gatishmërinë për komunikim, shkëmbim informacioni etj.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com