AUTORITETET DREJTUESE TË UNIKO PRITËN NË TAKIM AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, Z. DANCHO MARKOVSKI

Në datën 4 mars 2019, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, z. Dancho Markovski, zhvilloi një vizitë në mjediset e Rektoratit të UNIKO, ku u prit në një takim të veçantë nga rektori, prof. dr. Ali Jashari dhe zëvendësrektorja, dr. Erinda Papa. Gjatë bisedës mes tyre Rektori e njohu Ambasadorin me disa nga veprimtaritë e zhvilluara në kuadër të bashkëpunimit që ka Universiteti  i Korçës me universitetet e Tetovës, Shkupit e Bitolës. Midis të tjerave, profesor Ali Jashari foli dhe për organizimin e konferencave të përbashkëta, shkëmbimet e stafit akademik dhe të studentëve, si dhe u ndal në projektin më të ri, atë të ngritjes së qendrave të inovacionit në bashkëpunim me Universitetin e Ohrit, Maqedoni.

Ambasadori Markovski, në fjalën e tij, shprehu kënaqësinë e veçantë që ndodhet në Universitetin e Korçës. Ai tha se në këtë takim ka ardhur me ide të reja për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit mes UNIKO dhe universiteteve maqedonase, në drejtim të organizimit të veprimtarive të përbashkëta akademike dhe kërkimore, të hapjes së kurseve parapërgatitore të gjuhës maqedonase dhe mbrojtjen e saj në UNIKO etj. 

Palët ranë dakord që fillimisht të zhvillohen takime midis drejtuesve të këtyre institucioneve, për të përcaktuar mekanizmat për zbatimin e veprimtarive me interes të përbashkët.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com