ANALIZA VJETORE E PUNËS MËSIMORE SHKENCORE PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

Më datën 7 janar 2016 u zhvillua mbledhja e hapur e Këshillit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë për të bërë analizën e punës mësimore-shkencore për vitin akademik 2014-2015. Në këtë analizë merrnin pjesë pedagogët efektivë të Fakultetit, pedagogë të ftuar, studentë, përfaqësues të rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”: rektori, prof. as. dr. Gjergji Mero, kancelari, z. Ilir Sosoli dhe zëvendësrektorja, dr. Benita Stavre.  

Dekani i Fakultetit, prof. dr. Ali Jashari, mbajti raportin vjetor. Më pas diskutuan pedagogët Arjan Kamburi, Sokol Suparaku, Anyla Maxhe, Irena Nikaj, Hysnie Hyska, Edlira Menkshi, Orjon Ago, Adriana Miçi, Olger Brame, Ermiona Braholli, Erinda Papa, Metin Vënxha, Benita Stavre, si dhe përfaqësues të Këshillit Studentor.

Diskutimet u përqendruan rreth problemeve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së procesit mësimor, aftësimin e studentëve me kompetencat e duhura, krijimin e një mjedisi të ngrohtë dhe frymëzues në mësimdhënie duke patur në qendër studentin, përdorimin e mjeteve audiovizive, tërheqjen e studentëve në veprimtaritë e fakultetit dhe në vendimmarrje etj. Pjesëmarrësit debatuan për problemet e mësipërme, duke sjellë përvojën e tyre dhe duke dhënë propozime konkrete për të ardhmen.

Në fund të analizës foli dhe rektori i Universitetit, z. Gjergji Mero, i cili, pasi përgëzoi stafin akademik dhe drejtuesit e fakultetit për punën e bërë, shtroi disa probleme të rëndësishme lidhur me mjeshtërinë e mësimdhënies, me efektivitetin e punës kërkimore-shkencore, investimet në infrastrukturë etj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com