AMBASADORI I RUMANISË NË TIRANË SHKËLQESIA E TIJ MIRCEA PERPELEA U PRIT NË NJË TAKIM TË VEÇANTË NGA REKTORI I UNIVERSITETIT PROF. DR. ALI JASHARI SI DHE ZHVILLOI NJË LIGJËRATË ME STUDENTË E PEDAGOGË

Në datën 10 nëntor 2017 rektori i Universitetit të Korçës, prof. dr. Ali Jashari, priti në një takim të veçantë Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Shkëlqesinë e tij Mircea Perpelea. Gjatë takimit u diskutua për arritjet e shënuara deri tani lidhur me bashkëpunimin e Universitetit “Fan S. Noli” me Ambasadën e Rumanisë, për lidhjet e krijuara me universitetet rumune ashtu edhe për organizimin e veprimtarive shkencore të përbashkëta. Më pas në sallën e konferencave “Teodor Laço” të FEF, ambasadori i Rumanisë mbajti ligjëratën “Vendosja dhe kronologjia e marrëdhënieve diplomatike rumuno-shqiptare”, ku studentët dhe pedagogët e pranishëm kanë bërë pyetje dhe disktuan për temën e trajtuar.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com