AKREDITIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMIT–ASCAL TRAJNON GRUPET E VLERËSIMIT TË BRENDSHËM NË UNIKO

Në datën 21 shkurt 2020 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, u zhvillua trajnimi i Grupeve të Vlerësimit të Brendshëm (GVB) nga përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) me trajnere, znj. Xhiliola Bixheku, përgjegjëse e sektorit të promocionit dhe vlerësimit të cilësisë dhe znj. Ersi Dako specialiste në këtë sektor. GVB-të u përfaqësuan nga stafi akademik dhe studentë të UNIKO, të angazhuar në akreditimin e programeve të studimit në proces akreditimi, të departamenteve të agronomisë, agroushqimit, edukimit, gjuhëve të huaja, financë-kontabilitetit, menaxhimit, biologji-kimisë, si dhe departamentit të shkencave sociale.
Trajnimi u përqendrua në dy çështje kryesore: përshkrimi i procesit të akreditimit të programeve të studimit dhe hartimi i raportit dhe dosjes shoqëruese.
Në përfundim të tij u zhvillua diskutim i lirë me pyetje rreth procesit të akreditimit të programeve të studimit.