22 STUDENTË TË UNIKO U VLERËSUAN ME CERTIFIKATA VULLNETARIZMI

Në datën 23 janar 2020, në mjediset e Qendrës së Karrierës dhe Alumnit në UNIKO u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për 22 studentët e Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët morën pjesë vullnetarisht në gjurmimin e Alumnit për vitet akademike 2017-2018 dhe 2018- 2019, pranë QKA-së. Në ndarjen e certifikatave, rektori i UNIKO prof. dr. Ali Jashari, përgëzoi studentët për pjesëmarrjen vullnetare në këtë gjurmim, të cilin e përfunduan me sukses.
Specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, z. Romeo Terolli bëri një paraqitje të punës së studentëve, duke i falënderuar për përkushtimin dhe gatishmërinë që treguan.
Studentët folën për mbresat pozitive që morën nga kjo përvojë e re dhe falënderuan Universitetin për këtë mundësi.