“UDHËZUESI I PRAKTIKËS”-RISIA E KËTIJ VITI NË PRAKTIKAT PROFESIONALE TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT EKONOMIK

Në datën 21 qershor 2019, studentët e vitit III të programit të studimit “Menaxhim” të FE, me mbështetjen e bizneseve të rajonit të Korçës, përfunduan me sukses praktikat profesionale, duke paraqitur punimet e realizuara në përfundim të kësaj praktike përpara komisionit të vlerësimit. Sipas pedagogeve, prof. as. dr. Mirela Cini dhe dr. Marinela Teneqexhi, këtë vit studentëve u erdhi në ndihmë “Udhëzuesi i praktikës” i përgatitur nga pedagogët e Departamentit të Menaxhimit, i cili i ndihmoi ata të zbatonin njohuritë teorike në punën e tyre praktike. Studentët u përfshinë në analiza konkrete të gjendjes në biznese, si dhe diskutuan me stafin, duke ndarë me ta mendime dhe ide në lidhje me menaxhimin sa më të mirë të tyre. Pedagogët dhe studentët falënderuan përfaqësuesit e bizneseve për mbështetjen që u dhanë gjatë zhvillimit të praktikave profesionale. Disa prej tyre realizohen dhe në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që këto biznese kanë nënshkruar me Fakultetin Ekonomik të UNIKO.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com