“TURIZMI KULINAR DHE PERSPEKTIVA E PUNËSIMIT TË RINISË”- LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E DEPARTAMENTIT MARKETING-TURIZËM

Në datën 4 nëntor 2019, u zhvillua leksioni i hapur “Turizmi kulinar dhe perspektiva e punësimit të rinisë” me studentët e departamentit marketing-turizëm. Ky takim u organizua në bashkëpunim me shoqatën e gazetarëve profesionistë rajonalë në kuadër të projektit “Ndikimi i medias në zhvillimin e turizmit kulinar”. Në këtë leksion ishin të ftuar, z. Antonio Bica (kuzhinier) dhe znj. Eriketa Koçllari (menaxhere hoteli), të cilët sollën përvojën e tyre në sektorin e kulinarisë dhe hotelerisë. Gjatë bashkëbisedimit studentët treguan interes dhe u bënë pyetje të ftuarve në lidhje me vështirësitë që kanë këto profesione dhe se sa të kërkuara janë ato sot në tregun e punës. Sipas përgjegjëses së këtij departamenti, prof. as. dr. Ledina Alolli, në këtë leksion të hapur u bë një ndërthurrje e teorisë me praktikën, gjë e cila u vlen studentëve për t’u informuar edhe më shumë për anën praktike të profesioneve që kanë zgjedhur.