“SMARTAL”- MASTER EKZEKUTIV NË MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE BUJQËSORE

Në datat 15- 16 mars 2018, në Universitetin “Fan S. Noli”, u zhvillua takimi i parë për hartimin e kurrikulës bazë të “SmartAl” - Masterit Ekzekutiv në inovacionet evropiane, për menaxhimin e qëndrueshëm të territoreve shqiptare, zonave rurale dhe bujqësisë: Instrumentet, politikat dhe strategjitë. Në takim morën pjesë përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit Evropian të Tiranës, Universitetit “Paul Valery” Montpellier në Francë dhe Universitetit të Shkencave Sociale dhe Politike “Panteion”, në Greqi.  Takimin e përshëndeti edhe rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari. Ai tha se projekti është sa interesant aq edhe i rëndësishëm për Universitetin e Korçës, pasi ndodhet në një rajon, ku përparësi ka zhvillimi i bujqësisë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com