“SHQIPËRIA 10 VJET NË NATO”-TAKIM INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 13 dhjetor 2019, organizata “Njerëz në fokus” zhvilloi një takim informues me temë “Shqipëria 10 vjet në NATO” me studentë të UNIKO. Në këtë takim studentët u njohën me historikun e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e cila mbushi 70 vjet nga krijimi i saj. Znj. Armelia Barçi, drejtore dhe znj. Iris Briçi, koordinatore e shoqatës “Njerëz në fokus” diskutuan me studentët çështje të tilla si: NATO dhe BE, NATO dhe Shqipëria, misioni i NATO-s, lufta kundër terrorizmit etj. Në takim, studentët bënë pyetje dhe dhanë mendime për rolin e NATO-s si një organizatë paqeruajtëse, si dhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e saj.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com