“PROJEKTLIGJI PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË” KA QENË TEMA E NJË LEKSIONI TË HAPUR QË MINISTRJA E KULTURËS MIRELA KUMBARO KA PREZANTUAR PËR STUDENTËT E PEDAGOGËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS

Në datën 9 shkurt në sallën e konferencave “Teodor Laço” të universitetit të Korçës, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro mbajti për studentët dhe pedagogët një leksion të hapur me temë: Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë. Ministrja Kumbaro u prit nga Rektori,  prof. dr. Ali Jashari, i cili duke i uruar mirëseardhjen, tha se bashkëpunimi do të konkretizohet edhe më tej me mbështetjen e veçantë që do të japë kjo ministri, për ngritjen e Bibliotekës Universitare dhe Qendrës “Noliane”, e vetmja për nga rëndësia në të gjithë rajonin. Para një auditori të gjerë, Ministrja Kumbaro foli për 4 shtyllat kryesore të projektligjit, për  risitë që sjell ai në administrim e rijetëzim, për lidhjen mes ruajtjes së trashëgimisë dhe zhvillimit, etj. Së fundi rektori, mbështetur në nenin 37 të statutit të Universitetit “Fan S. Noli”, i dha ministres çmimin “Fan S. Noli” me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i letrave shqipe, pedagoge dhe studiuese në fushën e studimeve përkthimore, përkthyese e talentuar, që ka dhënë ndihmesa të vyera për lartësimin e kulturës shqiptare kudo në botë, në shenjë nderimi për bashkëpunimin e frytshëm me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës”.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet