“PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS” - ZËVENDËSMINISTRJA E ARSIMIT, ZNJ. LORENA HAXHIU U TAKUA ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 25 shkurt 2020, në mjediset e Bibliotekës Shkencore, zv.ministrja e arsimit znj. Lorena Haxhiu zhvilloi një takim me studentë të programeve “Master” dhe me studentë “Alumni” të UNIKO, ku prezantoi “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës” në administratën shtetërore dhe institucione të tjera, publike e jopublike në vend, i cili aplikohet për herë të pestë në Shqipëri. Ajo i njohu studentët me kriteret dhe mënyrën se si mund të aplikojnë online për t’u bërë pjesë e programit, ndërsa shtoi se pas përfundimit të praktikave 3-mujore do të punësohen rreth 200 më të mirët. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku studentët pyetën në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët, afatet kohore dhe mundësitë që u ofrohen pas përfundimit të kësaj praktike pune.