“OZONI LETRAR”- KONKURS NË PROZË DHE POEZI ME KRIJIME TË STUDENTËVE

Në datën 4 prill 2018, Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë organizoi konkursin “Ozoni letrar”, me krijime të studentëve në prozë dhe poezi. Pedagogu i letërsisë, dr. Eris Rusi, veçoi mbështetjen e Këshillit Studentor për organizimin e këtij konkursi dhe tha se qëllimi i tij është nxitja e studentëve për pjesëmarrje në veprimtari të tilla dhe formimi i krijuesve të rinj. Juria e përbërë nga pedagogë të letërsisë në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, vlerësoi me çmime krijimet e studentëve: Klaudja Harif, Antonio Babliku, Dea Jazexhi dhe Vasiliqi Kume në përkthim. Veprimtarinë e përshëndeti edhe dekani i fakultetit, prof. as. dr. Pavllo Cicko. Për të gjithë studentët pjesëmarrës u ndanë certifikata dhe libra në shenjë falënderimi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com