“MODELIMI SOCIAL DHE DELIKUENCA”- SEMINAR INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 17 nëntor 2019, në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua seminari informues “Modelimi social dhe delikuenca”. Në këtë seminar, të organizuar nga shoqata “Të dëgjoj 366”, morën pjesë studentë të vitit III të programeve të studimit “Arsim fillor” dhe “Arsim parashkollor”. Sipas pedagoges së këtij fakulteti, dr. Evjonda Pylli, qëllimi i këtij seminari ishte zbatimi i njohurive të fituara në mjediset e klasës, duke u bazuar në teorinë e modelimit social. Nëpërmjet kësaj teorie njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, duke përfshirë dhe konceptet e të mësuarit social, si: vëmendja, rithirrja, riprodhimi e përforcimi.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com