“MENDONI SI TË HUAJ VEPRONI SI VENDAS”- VEPRIMTARI E STUDENTËVE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT GJUHË ANGLEZE

Në datën 21 maj 2018, në Departamentin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua veprimtaria “Mendoni si të huaj veproni si vendas”. Përgjegjësja e këtij Departamenti, dr. Benita Stavre, tha se studentët nëpërmjet projekteve të përgatitura në fusha si kulinaria, moda, tema sociale etj,  kurorëzuan me sukses edhe njohuritë e tyre në lëndën e Analizës së Tekstit. Në prezantim morën pjesë studentë të vitit II Bachelor, programi i studimit gjuhë angleze e pedagogë të tyre. Ndërsa në kuadër të promovimit të Universitetit ishin të ftuar edhe maturantë të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica” në Korçë.