“MENAXHIMI I KLASËS”- SEMINAR TRAJNUES ME MËSUES TË GJUHËVE TË HUAJA

Në datat 22-24 nëntor, në mjediset e Rektoratit të UNIKO u zhvillua një seminar trajnues për mësuesit e gjuhës së huaj mbështetur nga TEAVET dhe Qendra për Formimin e Vazhduar e Universitetit të Korçës. Moduli me temë “Menaxhimi i klasës” u organizua fillimisht në 5 sesione. Në pjesën e parë u zhvillua trajnim i drejtpërdrejtë dhe në pjesën tjetër u zhvillua punë individuale për përgatitjen e portofolit, ndërsa në sesionin e 6-të u realizua testi përfundimtar. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit, mësues të gjuhëve të huaja në detyrë, si dhe praktikantë (studentë), mësues të ardhshëm të gjuhëve të huaja, u njohën nga afër me parimet e menaxhimit të klasës dhe mënyrat se si duhen zbatuar ato në kontekstin e mësimit të gjuhëve të huaja. Dr. Benita Stavre, përgjegjëse e departamentit të gjuhëve të huaja, theksoi se ky modul paraqet një seri strategjish të të nxënit të gjuhës së huaj, që nxisin motivimin e nxënësve dhe krijimin e modeleve të mjedisit në klasë gjatë orës së gjuhës së huaj. Moduli është gjithashtu një veprimtari promovuese për rezultatet e pritshme të projektit ERASMUS + me “Developing teacher competences for a comprehensive Vet system in Albania”.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com