“MEDIA SOCIALE DHE NDIKIMI I SAJ NË SHOQËRI”- CIKËL LEKSIONESH NGA GAZETARI I NJOHUR, Z. ALEKSANDËR MARKU ME STUDENTË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “KULTURË, MEDIA DHE EDITIM”

Në datën 8 nëntor 2019, me ftesë të departamentit të gjuhës dhe letërsisë në UNIKO, gazetari i njohur z. Aleksandër Marku nisi një cikël leksionesh me studentët e vitit II të programit të studimit “Master i shkencave” në “Kulturë, media dhe editim”. Gazetari Marku shprehu kënaqësinë që këtë përvojë të re të mësimdhënies po e zhvillon mes kolegëve dhe studentëve të UNIKO. Ai vlerësoi interesin e studentëve për të mësuar më tepër rreth medias sociale dhe ndikimit të saj në shoqëri, duke sjellë shembuj konkretë nga puna e tij në fushën e gazetarisë. Gjatë bashkëbisedimit me studentët, z. Aleksandër Marku shprehu bindjen se zhvillimi i madh i teknologjisë e ka kthyer në domosdoshmëri përdorimin e mediave sociale në të përditshmen e gjithsecilit.