“EDUKIMI MJEDISOR DHE ZONAT E MBROJTURA”- LEKSION I HAPUR NGA PH.D OLIVER AVRAMOSKI

Në datën 25 shkurt 2020, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNIKO, departamenti i historisë dhe gjeografisë organizoi një leksion të hapur me temë: “Edukimi mjedisor dhe zonat e mbrojtura: nga studimi i natyrës drejt edukimit për zhvillim të qëndrueshëm”, i ftuar pedagogu, Ph.D. Oliver Avramoski i njohur për kontributin e tij të gjerë në këtë fushë. Ky leksion u zhvillua me studentë të programit “Master” në “Histori-Gjeografi”, në kuadër të lëndës “Edukimi mjedisor dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Sipas pedagoges dr. Ardiana Mici, departamenti i historisë dhe gjeografisë u përqëndrua tek edukimi për mjedisin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe në rolin e tij për formimin e profesionistëve dhe qytetarëve aktivë të shoqërisë. Gjatë këtij leksioni u theksua se edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm ka ndjekur vetë fazat e zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe nevojën e saj për të vetërregulluar problemet mjedisore me të cilat është përballur. Studentët dhe pedagogët e ftuar diskutuan për format më të mira të realizimit të këtij edukimi, i cili nuk mbaron në auditorët e universitetit, por zgjat gjatë gjithë jetës. Nxitja e kërkimit shkencor dhe e dijes më të thelluar te studentët dhe profesionistët e tjerë, do të çonte në një ndërveprim më miqësor me mjedisin për të kaluar hap pas hapi drejt modelit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com