“BANKAT NË EPOKËN E INTERNETIT”- LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK

Në datën 6 qershor 2019, departamenti i Menaxhimit të Fakultetit Ekonomik, organizoi me studentët e vitit të tretë të programit të studimit “Menaxhim” leksionin e hapur: “Bankat në epokën e internetetit”, ku e ftuar ishte drejtorja e Bankës Kombëtare Tregtare, Korçë, znj. Monika Dishnica. Pedagogia, dr. Elda Dollija, tha se ky leksion i hapur ka për qëllim konkretizimin e njohurive teorike mbi konceptin e bankës elektronike, duke marrë si shembull shërbimet që ofron në këtë drejtim BKT. Gjatë leksionit u theksuan përfitimet që ofron sot puna nëpërmjet internetit, në kohë dhe në cilësinë e shërbimeve ndaj klientit, por nga ana tjetër theksi u vu dhe në kujdesin që duhet treguar ndaj disa rreziqeve, të cilat  shoqërojnë informatikën dhe të punuarit online. Studentët u përfshinë në diskutime dhe bënë pyetje në lidhje me mënyrën se si bankat i ofrojnë këto shërbime duke sjellë dhe shembuj konkretë.  

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com