“ARRITJE DHE SFIDA NË SHËRBIMET PSIKO-SOCIALE NË SHQIPËRI” - KONFERENCË SHKENCORE ORGANIZUAR NGA SHOQATA “PSIKOLOGËT SHQIPTARË” NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E EDUKIMIT

Në datat 15-16 qershor 2018, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua konferenca shkencore “Arritje dhe sfida në shërbimet psiko-sociale në Shqipëri”, organizuar nga Departamenti i Edukimit në bashkëpunim me shoqatën “Psikologët Shqiptarë”. Sipas përgjegjëses së këtij Departamenti, prof. as. dr. Irena Nikaj, synimi i konferencës ishte të bënte bashkë përvojën e punës së përditshme të mësuesve dhe profesionistëve të fushës psiko-sociale, për të siguruar mirëqenien mendore dhe fizike, përparimin e subjekteve të punës së tyre në mësim dhe mbështetjen sistematike të foshnjës, fëmijës, studentit dhe të rriturit në veprimtarinë e tyre; të dëshmojë shembuj të suksesit në punën me fëmijët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, të ofrojë studime dhe praktika të mira, të cilat janë gjithandej në institucionet e edukimit. Në seancë plenare përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, zëvendësdekania e Fakultetit të Histori – Filologjisë, Universiteti i Tiranës, prof. as. dr. Gentiana Skura, si dhe prof. as. dr. Fiona Todhri nga shoqata “ Psikologët Shqiptarë”. Konferenca i vazhdoi punimet ditën e dytë në 5 sesione paralele, ku pjesëmarrësit referuan dhe diskutuan mbi sfidat dhe arritjet në programet akademike e profesionale të edukimit e të përgatitjes së profesionistëve në vend.

 

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com