BASHKËPUNIMI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME UNIVERSITETE EUROPIANE

Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” ka siguruar lidhje të ngushta bashkëpunimi me universitete, institucione dhe organizata të ndryshme. Ai është pjesë e një sërë marrëveshjesh dhe projektesh bashkëpunimi.

A - Universiteti i Korçës gjatë këtij viti akademik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadrin e Projektit BASILEUS, me 20 universitete, 8 universitete të BE-së dhe 12 universitete të rajonit të Ballkanit.

Të gjithë këto universitete janë partnerë në projektin Basileu me temë:

Skema Akademike e Ballkanit për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË EVROPËS JUGLINDORE NË TETOVË DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe  Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës.Universiteti i Korçës dhe Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës, në përshtatje me synimet e përbashkëta për të zhvilluar miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin midis tyre dhe me qëllimet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, kanë rënë dakord për parimet kryesore të bashkëpunimit.

MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 04.05.2010 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis  Universitetit Shtetëror  të Tetovës, të përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. AGRON REKA dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. GJERGJI MERO.

U ZHVILLUA KONGRESI III I RRJETIT TË UNIVERSITETEVE TË BALLKANIT

Më 7 dhe 8 maj 2010, në Universitetin e Trakisë, qyteti i Edirnesë në Turqi, u zhvillua Kongresi III i Rrjetit të Universiteteve të Ballkanit.

Në këtë Kongres merrnin pjesë rektorë dhe autoritete të tjera nga të gjitha universitetet e Ballkanit.

Nga Universiteti i Korçës morën pjesë zëvendësrektori i Universitetit, prof. dr. Ali Jashari dhe msc. Adrian Çërava.

VIZITE E PROFESOR IVAN PETKOV, ZËVENDËSREKTOR I UNIVERSITETIT “SV. KILMENT OHRIDSKI” TË SOFJES.

Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Mero,  në datat 10 dhe 11 nëntor 2009, bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, profesor Ivan Petkov, zëvendësrektor i Universitetit “SV. Kilment Ohridski” të Sofjes.

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT VALAHIA TË TARGOVISTE (ROMANIA) DHE UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS (ALBANIA)

Nënshkrimi i Marrëveshjes  së Bashkëpunimit midis  Universitetit Valahia tëTargovishte, të përfaqësuar nga Rektori, Prof. dr. Ion Cucui, dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. Gjergji Mero.

Pages

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet