RREGULLA PËR SEZONIN E VJESHTËS 2016-2017

Këto rregulla janë unike për të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit: BA-Dita,BA-PT,MP dhe MSC. Për sezonin e vjeshtës 2016-2017 studentët duhet të regjistrohen vetë në lëndët që do të japin provim.

Më poshtë tregohen rregullat dhe procedura e regjistrimit në sezonin e vjeshtës 2016-2017.
 

1. Sezoni i vjeshtës 2016-2017 është: 6 shtator - 19 shtator 2017.

2. Sa ditë sezoni do të jenë në vjeshtë ?...........................................................(10) Datat e Sezonit të Vjeshtës janë: 6-7-8-11-12-13-14-15-18-19 shtator 2017. 

3. Për një lëndë të caktuar sa data provimesh do të lihen ?............................(1)

4. Në sa provime mund të futet studenti në një ditë ?....................................( deri  ne 2 provime )

5. Sa provime gjithsej mund të japë studenti në sezonin e vjeshtës?...........................(14)

6. Studenti mund të prenotohet vetëm një herë për të njëjtin provim.

7. Për sezonin e vjeshtës regjistrimi i studentëve për provime do të përfshijë periudhën 28 gusht – 5 shtator 2017.

8. Pas kësaj date asnjë student nuk mund të kryejë veprime për regjistrime në provimet e sezonit të vjeshtës.

9. Në provimet e vjeshtës nuk do të futen studentët që s’kanë  bere pagesën.

10. Të gjithë studentët e viteve të dyta (të rregullt apo përsëritës) të cilët kanë patur lëndë të pafrekuentuara gjatë viteve të mëparshme akademike, por që i kanë frekuentuar ato në vitin akademik 2016-2017 duhet të verifikojnë në sistem nëse pedagogu i lëndës i ka vendosur frekuentimin. Në rast të kundërt duhet të kërkojnë nga pedagogu i lëndës vendosjen e frekuentimit dhe pikëve të vlerësimit të vazhduar në sistemin dixhital të universitetit. Kujtojmë se një ndërhyrje e tillë mund të vendoset nga data 28 Gusht - 5 Shtator 2017, përndryshe studenti nuk mund të regjistrohet dot në këtë provim për sezonin e vjeshtës 2016-2017.

11.  Datat e Provimit të Diplomës do të jenë 28 shtator 2017 per programet Bachelor (BA-Dita, BAPT)  dhe 29 shtator 2017 per programet Master Profesional dhe Master i Shkencave .

12.  Kujtojmë se për tu regjistruar në sezonin e vjeshtës të gjithë studentët duhet të jenë të pajisur me   të dhënat që ata kanë vendosur vetë për të hyrë në sistemin digjital.

13.  N.q.s studentët kanë problem me këto të dhëna atëhere të komunikojnë sa më shpejt me sekretaritë mësimore të fakultetit përkatës për tu njohur me to.

14.  Manuali për regjistrimin në provimet e sezonit të vjeshtës do të mund ta shkarkoni dhe nga websiti i universitetit:   http://www.unkorce.edu.al.

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet