NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE PRANË FEF
Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ - Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetëra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.
Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikëqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).
Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).
Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.
Të interesuarit mund të paraqiten pranë zyrës 330, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, nga data 1 shkurt deri më 24 mars 2019, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme ose për t’u regjistruar.
Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen nga data 21 - 23 maj 2019.
Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara mund t’i drejtoheni adresës elektronike:
http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3
Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:
Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) 65 euro
Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) 65 euro
Niveli A2 65 euro
Niveli A2 (për qëllime speciale) 65 euro
Niveli B1 65 euro
Niveli B2 73 euro
Niveli C1 73 euro
Niveli C2 73 euro
Nr. kontakti: 0684007779
Email: tanushimaria@yahoo.com