NJOFTIM PËR STUDENTËT E PROGRAMEVE TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, PROGRAMEVE TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË PROGRAMET PROFESIONALE TË STUDIMEVE, PËR PËRJASHTIMIN NGA TARIFA E SHKOLLIMIT

Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve, programeve të integruar të studimeve ose të programet të studimeve profesionale, sipas VKM-së nr. 269, datë 29.3.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar me VKM-në nr. 251, datë 27.03.2020,

Të paraqesin  dokumentet përkatëse provuese për të përfituar përjashtimin nga tarifa e shkollimit  (origjinale ose fotokopje të noterizuara), vetëm për kategorinë e mëposhtme: 

1.studentët, të cilët i kanë të paktën njërin prind me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;

* Dokumentet që dorëzohen për këtë kategori, janë:

  • Vendimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
  • Vërtetimi origjinal nga njësia e vetëqeverisjes vendore për masën e pagesës së paaftësisë që merr secili prind;
  • Vërtetim shkolle nga sekretaritë mësimore, ku duhet të jetë e specifikuar dega që studenti ndjek, viti, fakti nëse studenti është përsëritës apo jo;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të studentit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
Studentët e kategorisë së mësipërme, që kanë aplikuar dhe nuk janë klasifikuar si përfitues të riaplikojnë. 
 
  1. Çdo aplikantë duhet të plotësojë “FORMULARIN E APLIKIMIT PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT”, të cilin do ta dorëzojnë së bashku me dokumentat përkatëse, sipas kategorisë së mesiperme, duke telefonuar në numrin 0682052728.
  2. Bordi i Administrimit shqyrton dhe merr vendim për përjashtim nga tarifa e studimit financiare për studentët që përmbushin kriteret sipas këtij vendimi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga studenti.

Studentet që kanë përfunduar një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi të të njëjtit cikël. Në këtë rast studentët përballojnë koston e plotë të studimeve.

Studentët përsëritës paguajnë tarifën e plotë të studimit, të miratuar me Vendim nr. 421, datë 01.08.2019, të Bordit të Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.